Lajme

Milatoviq: Vizita e Dodikut ishte e çuditshme

03/01/2024 08:44
nga:N K

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se vizita e Milorad Dodik në Mal të Zi ishte disi e çuditshme, transmeton Vijesti malazez.

“Për mua, ardhja e Dodik, pothuajse pa paralajmërim, ishte disi e çuditshme. Zoti Dodik është president i Republikës Srpska, pikëpamjet e mia për Bosnjën dhe Hercegovinën janë shumë të qarta dhe e shoh atë si një vend të tërë, dhe kjo është e gjitha. Biseda që kam me zotin Dodik në këtë kuptim është përfunduar”, tha presidenti i Malit të Zi.

Ai shtoi se dëshiron të dëgjojë qëndrimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

“Duhet të mësojmë t’i shprehim publikisht pikëpamjet tona. Vizita u organizua në një mënyrë të çuditshme, as presidenti dhe as qeveria nuk u përfshinë”./Express/