Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të dytë pas një fitoreje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Komisionit Zgjedhor o Kroacisë, ka njoftuar se Milanoviq fitoi 75% të votave, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave në qendrat e votimit, raporton Deutsche Welle.
Kundërshtari i tij në këtë raund, Dragan Primorac, mbështetur nga partia konservatore në pushtet HDZ, arriti të sigurojë vetëm 25% të votave.