Sporti

Milanin e pret ‘ferri’ nesër | Në mbështetje për Napolin do udhëtojnë edhe ultrasit e Feyenoordit

04/17/2023 16:30
nga:Lorik J

Ultrasit e Feyenoord tashmë kanë bërë të ditur se do të shkojnë në Romë të enjten për ndeshjen e Europa League kundër skuadrës së Mourinhos. Edhe pse udhëtimi është i ndaluar. Jo vetëm kaq: Dy ditë më parë do të kalojnë edhe nga Napoli, ku janë ftuar nga ultrasët napolitantë për ndeshjen e Champions League kundër Milanit.

Hetuesit, shkruan gazeta romake Il Messangero, dyshojnë se kanë qenë ultrasit e Napolit ata që kanë blerë bileta për tifozët holandezë, duke anashkaluar kështu ndalimin e udhëtimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Disa hotele romake kanë raportuar në polici se kanë marrë shumë rezervime nga klientët nga Holanda pikërisht në lidhje me ndeshjen ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Prandaj, tifozët holandezë do të organizoheshin për të arritur në Romë në çdo rast, pavarësisht ndalimit të hyrjes në stadiumin olimpik.

Prezenca e tyre në ndeshjen tjetër mes Napolit kundër Milanit ka ngjallur edhe frikë tek italianët dhe Policia tashmë është mobilizuar për çdo eksalim të mundshëm.

/GazetaBlic Sport