Milani ka arritur fitoren e radhës në Serie A.
‘Rossonerët’ kanë triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Torinos, shkruan GazetaBlic Sport.
Olivier Giroud shënoi golin e vetëm dhe vendimtar në këtë takim.
Kjo është fitorja e 9-të nga 10-të ndeshje për kuqezinjtë.
Tashmë skuadra e Piolit është në vendin e parë me tre pikë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak.

- /GazetaBlic Sport/


