Sporti

Milani triumfon ndaj Monzas, fitorja e tretë radhazi për “Rossonerët”

02/18/2023 19:59
nga:Mergim Rreci

Milani ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

“Rossonerët” kanë triumfuar me rezultat 0 me 1 ndaj Monzas, shkruan GazetaBlic Sport.

Messias shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e 3-të me 44 pikë.

/GazetaBlic Sport/