Sporti

Milani s’po ndalet, e siguron edhe Okaforin

07/21/2023 11:45
nga:N M

Noah Okafor do të jetë futbollist i ri i Milanit.

Kështu ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Milani dhe Salzburgu kanë arritur marrëveshje për transferimin e zviceranit.

Okafor do t’u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së shtune.

Milani ka gati edhe sulmuesin e Villarrealit, Samuel Chukwueze për të cilin mungojnë vetëm detajet e fundit.