Sipas gazetarit të besueshëm Matteo Moretto, AC Milan ka arritur një marrëveshje për të emëruar Markus Kroschen si kreun e ri të sektorit të futbollit.
“Rossonerët” kanë qenë në bisedime me 53-vjeçarin – i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv te Eintracht Frankfurt – pasi drejtori ekzekutiv (CEO) Gerry Cardinale e zgjodhi atë si objektivin kryesor.
Edhe pse më parë u raportua se klauzola e shkëputjes së kontratës së Krosches ishte pengesa kryesore, “Rossonerët” e kanë zgjidhur këtë çështje, duke rënë dakord t’i paguajnë një dëmshpërblim të vogël klubit të Frankfurtit.
Krosche do t’u bashkohet “Rossonerëve” në janar të vitit 2027.
/GazetaBlic Sport


