Sporti

Milani siguron fitore shumë të rëndësishme ndaj Fiorentinës, vendoset një rekord historik

11/25/2023 22:44
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit ka siguruar një fitore të rëndësishme në Serie A.

Rossonerët triumfuan me rezultat 1 me 0 ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Theo Hernandez realizoi golin e vetëm, duke konkretizuar saktësisht një penallti në fund të pjesës së parë.

Një rekord historik u vendos poashtu në këtë takim, me futbollistin e Milanit, Francesco Camarda që debutoi në moshën 15 vjeçare në Serie A.