Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka theksuar se Milani ka avantazhin për transferimin e shqiptarit, Kristjan Asllanin.
Disa nga talentet e Empolit ranë në sy të klubeve më të mëdha dhe pritet të kalojnë tek ta në sezonin e ardhshëm, përfshirë këtu edhe Asllanin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Asllani fitoi vendin e tij në Serie A, i bindi të gjithë dhe ne shpresojmë ta mbajmë edhe për një vit tjetër”, tha Corsi për Radio Marte.
“Për fat të mirë, prioriteti ynë është më shumë ndërtimi i një skuadre të fortë sesa rimbushja e arkës së klubit.”
Sipas mediave italiane, Maldini tashmë ka folur me familjen e Asllanit dhe Rossonerët kryesojnë garën për transferin e tij.
Asllani është vetëm 20 vjeçar dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë edicion.
/GazetaBlic Sport


