Sporti

Milani shqyrton transferimin e Mazraouit, Amorim e njeh mirë nga Manchester United

08/25/2026 23:15
nga:Mergim Rreci

Milani po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje në fund të afatit kalimtar për Noussair Mazraouin, me mbrojtësin e Manchester United që është në listën e opsioneve të klubit kuqezi.

Sipas raportimeve të “CaughtOffside”, Milani e ka mbajtur reprezentuesin maroken në listën e dëshirave gjatë gjithë verës, ndërsa tani po vlerëson mundësinë për të bërë një ofertë konkrete para mbylljes së merkatos.

Një faktor i rëndësishëm në këtë interesim është Ruben Amorim, i cili e njeh mirë Mazraouin nga koha e tij te Manchester United. Trajneri portugez e vlerëson shumë polivalentin maroken dhe aftësinë e tij për të luajtur në disa pozita.

Mazraoui mund të aktivizohet si mbrojtës i krahut apo edhe në të djathtë të një mbrojtjeje me tre lojtarë, profil që përshtatet me skemën e preferuar të Amorimit.

Mbrojtësi maroken ka ndryshuar gjithashtu përfaqësues gjatë kësaj vere, duke kaluar te agjencia Panthera, një lëvizje që është interpretuar si shenjë se ai mund të jetë i hapur për një largim nga Manchester United.

/GazetaBlic Sport/