Sporti

Milani shqetësohet për Kalulu, mbrojtësi vjen i dëmtuar nga Franca

03/26/2023 15:00
nga:L J

Milani në ankth për Kalulu. Qendërmbrojtësi francez ka lënë grumbullimin me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve dhe është rikthyer në Milano, pasi ka pësuar një dëmtim.

Për momentin ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, teksa mbrojtësi francez pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore paraditen e të hënës.

Pierre Kalulu u grumbullua nga Franca U21, por pa nga stoli të gjithë ndeshjen me Anglinë. Dëmtimi duket se ka qenë më i rëndë nga sa pritej, ndaj francezët e dërguan menjëherë në Milano për të nisur rikuperimin.

Ndërkohë Stefano Pioli kryqëzon gishtat, pasi Kalulu është një mbrojtës mjaft i rëndësishëm i formacionit. Për më tepër, Milanin e pret një tur force në Chapions ndaj Napolit e kampionat për të siguruar një vend në katërshen e parë.

/ss