Sporti

Milani rikthet në aksion, Allegri: Cagliari fushë e vështirë, Fullkrug i gatshëm për të luajtur!

01/01/2026 20:25
nga:Mergim Rreci

Serie A rinis nesër në mbrëmje me ndeshjen interesante mes Cagliari-t dhe Milan-it. Për të prezantuar këtë sfidë doli sot përballë gazetarëve, trajneri kuqezi, Max Allegri.

“Takimet me Cagliari-n janë gjithmonë ndeshje të vështira. Në fushën e tyre ndeshjet gati gjithmonë kthehen në gjysmë beteja. Duhet që të tregohemi të aftë në aspektin psikologjik për të përballuar situata të vështira”, tha Allegri.

Sa i përket formacionit trajneri pranoi se blerja e re, Fullkrug do të jetë gati për të luajtur edhe pse ende nuk ka vendosur nëse do të jetë titullar ose jo.