Milani është rikthyer tek fitoret në Serie A.
Skuadra e Piolit ka triumfuar ndaj Empolit në transfertë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 4, me Kessien që shënoi dy gola dhe Florenzi e Hernandez nga një për “Rossonerët”. Në anën tjetër, shqiptari Nedim Bajrami shënoi gol të bukur për Empolin, si dhe Pinamonti në fund të ndeshjes.
Napoli ka befasuar të gjithë duke u mposhtur nga Spezia. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1, me Jesus që shënoi gabimisht në portën e tij.
/GazetaBlic Sport/


