Trajneri i Milanit, Stefano Pioli raportohet se është afër një vazhdimi të kontratës së re me klubin deri në qershor 2024, gjë që do të përmirësonte pagën e tij.
Që kur mori drejtimin nga Marco Giampaolo në tetor 2019, Pioli ka grumbulluar një mesatare prej 1.97 pikësh për ndeshje të Serisë A, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata janë aktualisht liderë të përbashkët të Serisë A me Napolin dhe kthehen në Champions League për herë të parë në shtatë vjet, të gjitha me një buxhet transferimi shumë më të vogël se shumë nga rivalët e tyre.
56-vjeçari aktualisht ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2022 dhe fiton vetëm 2 milionë euro neto për sezon, të njëjtën pagë me Sinisa Mihajlovic në Bologna dhe Ivan Juric të Torinos.
Drejtori Paolo Maldini dhe vetë trajneri kanë konfirmuar se negociatat po shkojnë mirë për një kontratë të re.
Pioli do të jetë ende shumë larg trajnerëve me fitimet më të mëdha në Serie A, të cilët janë Max Allegri në Juventus dhe Jose Mourinho i Romës, të dy duke marrë 7 milionë euro neto për sezon.
/GazetaBlic Sport/


