Drejtori i Interit, Alessandro Antonello konfirmon se Milani po shqyrton një zonë alternative larg San Siros për të ndërtuar stadiumin e tyre të ri dhe këmbëngul se Nerazzurrët ‘kanë gjithashtu një plan B.’
Drejtorët e Milanit dhe Interit takuan kryebashkiakun e Milanit, Beppe Sala të martën në mëngjes, pasi burime të shumta në Itali pretendojnë se skuadrat milaneze nuk duan më të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri në zonën e San Siros dhe po mendojnë të lëvizin diku tjetër.
“Ishte një takim zyrtar dhe i qetë me këshillin e qytetit të Milanos. Opsioni primar mbetet San Siro me Milanin, por kuqezinjtë kanë konfirmuar zyrtarisht sot se janë të interesuar në zonën e La Mura-s”, u tha Antonello gazetarëve, cituar nga Calcio&Finanza.
“Kjo do të kërkojë disa javë analiza nga Milani, pastaj do të takohemi përsëri për të parë nëse kjo ide do të zhvillohet apo nëse ata do t’i përmbahen planit origjinal në San Siro”.
Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se tensioni mes dy klubeve po rritet pasi pronari i ri i Milanit, Gerry Cardinale, ka vendosur të braktisë Nerazzurrët dhe të ndërtojë një stadium të ri i vetëm, larg San Siros.
“Interi gjithmonë ka punuar në mënyrë koherente dhe të vendosur. Për ne projekti kryesor është San Siro me Milanin, por nëse ata bëjnë një zgjedhje tjetër, ne kemi edhe plan B”, pohoi Antonello.
“Ne po punojmë gjithashtu për një alternativë. Ne presim vlerësimin e Milanit për të kuptuar se çfarë të bëjmë më pas”.
A luan Pan B i Interit vetëm në San Siro, me Milanin që lëviz në një zonë tjetër?
Interi dhe Milani kanë ndarë Stadiumin San Siro që nga viti 1947, por vendimi i Milanit për të eksploruar zgjidhje të ndryshme për stadiumin e tyre të ri do të thotë që të dy klubet milaneze mund të mos përdorin më arenën ikonë në të ardhmen e afërt.
/GazetaBlic Sport


