Sporti

Milani po mendon për Benatian, mund t’i besohet një rol i rëndësishëm në klub

10/08/2026 19:40
nga:Mergim Rreci

Milani po mendon të forcojë strukturën e tij drejtuese dhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, është një nga kandidatët për postin e Drejtorit të Futbollit..

Sipas Calciomercato.com dhe Matteo Moretto, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë disa emra për këtë rol, me Benatian që është pjesë e listës.

Klubi kuqezi ka bërë ndryshime të mëdha në strukturë pas një sezoni zhgënjyes, ku përfundoi në vendin e pestë dhe humbi kualifikimin në Champions League.

Benatia ka eksperiencë në drejtim, pasi së fundmi ka punuar si drejtor sportiv te Marseille. Tani, ai mund të rikthehet në Itali, këtë herë në një rol të rëndësishëm drejtues te Milani.

/GazetaBlic Sport/