Sporti

Milani po kërkon mbrojtës, këta janë tre të preferuarit e Maldinit

01/16/2022 09:39
nga:L J

Në shtëpinë e Milanit, kërkimi për mbrojtësin e ri po vazhdon.

Në këtë kohë, lista e kandidatëve të kualifikuar duket se është shkurtuar. Pas një faze fillestare eksplorimi, në fakt, klubi kuqezi duket se është përqendruar në disa emra, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, profilet më të nxehta, për momentin, do të ishin ato të Eric Bailly të Manchester United, Abdou Diallo të Paris Saint-Germain dhe Nicolo Casale të Veronës.

Vlen të theksohet se Milani aktualisht ka të lënduar dy qendër mbrojtësit e ekipit, Tomorin dhe Kjaer, andaj ata po përpiqen të lëvizin me një transferim në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport