Sporti

Milani pa Leaon në ndeshjet e para të Serie A

08/19/2025 16:24
nga:Lorik J

Milani nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te ylli i tyre, Rafael Leao për fillimin e Serie A, e cila për “kuqezinjtë” vjen ndaj ekipit të Cremonese.

Anësori portugez ka një lëndim në muskulin e djathtë, të cilën e pësoi gjatë fitores 2-0 të Milanit ndaj Barit në Kupën e Italisë, kur madje shënoi golin e parë për ekipin e tij.

Përveç ndeshjes me Cremonese, pjesëmarrja e Leao në ndeshjen kundër Lecce, e cila është më 29 gusht, është gjithashtu në pikëpyetje. Ekipi mjekësor i Rossonerëve do të monitorojë shëndetin e tij dhe do të vlerësojë në kohën e duhur nëse Leao do të jetë gati për ndeshjen në Via del Mare.

/GazetaBlic Sport