Inter ka barazuar me rezultatin 1:1 ndaj Milanit në derbin e Serie A.
Skuadra e Interit megjithatë mori disa lajme tjera të këqija pas takimit, pasi dy lojtarë të formacionit titullar janë dëmtuar dhe mund të mungojnë në ndeshjet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga fusha, siç theksoi Simone Inzaghi, tre prej tyre u larguan para kohe për disa probleme muskulore:
“Barella kërkoi të largohej për shkak të lodhjes, në fund të pjesës së parë kishin disa probleme edhe Dzeko dhe Bastoni. Vetëm shpresoj që të jenë gjëra të vogla”, ishin fjalët e trajnerit të Nerazzurrëve.
/GazetaBlic Sport


