Sporti

Milani nuk ka humbur kurrë ndaj Interit në Champions League

04/19/2023 23:05
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit do të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Milani eliminoi mbrëmë Napolin, teksa sot Interi e eliminoi Benfican dhe tashmë do kemi “Della Madonnina” në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani është përballur dy herë me Interin në fazën e eliminimit të Champions League.

“Rossonerët” fituan të dyja ndeshjet dhe kaluan në finale në të dyja rastet. Një herë në 2003 dhe tjetrën në 2005.  2 fitore dhe 2 barazime për Milanin nga gjithsej katër takimet.

/GazetaBlic Sport