Sporti

Milani nuk i ndahet Chukwueze, ofertë prej 25 milionë eurove

07/05/2023 23:20
nga:Mergim Rreci

Matteo Moretto raporton se AC Milan është i interesuar për Samuel Chukwueze të Villarrealit.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të japin një ofertë prej 25 milionë euro plus bonuse, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëndetësja e Verdhë pret një shifër prej 35 milionë eurosh, por që këtë shumë nuk do ta paguajnë asesi drejtuesit e skuadrës italiane.

Raportohet se një marrëveshje mund të bëhet në harkun e 30 milionë eurove, shifër që do të ishte e kënaqshme edhe për skuadrën e Villarrealit.

/GazetaBlic Sport/