Sporti

Milani nuk fiton dot ndaj Salernitanas të vendit të fundit

02/19/2022 22:41
nga:Mergim Rreci

Ka përfundur ndeshja mes Salernitanas dhe Milanit në Serie A.

Rezultati ishte i befasishëm, atje ku vendasit morën një pikë me shumë vlerë ndaj “Rossonerëve”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte Messias ai që i dha avantazhin skuadrës së Piolit, por një gol i Bonazzolit barazoi shifrat në pjesën e parë.

Djuric i dha avantazhin vendasve në pjesën e dytë, kurse Rebic barazoi shifrat në 2 me 2.

Ky nuk është një rezultat aspak i mirë për skuadrën e Milanit, skuadër kjo bën një hap prapa në luftën për titullin kampion.

/GazetaBlic Sport/