AC Milan ka njoftuar se Ismaël Bennacer nuk është thirrur për miqësoren kundër OGC Nice pasi ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë dhe vazhdon të stërvitet në shtëpi, përcjell GazetaBlic Sport.
Duhet të theksohet se Bennacer nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga miqësoreja e së shtunës së kaluar kundër Modenas.
Official Statement: Ismaël Bennacer ➡️ https://t.co/9Ud3E0H8Ph
Comunicato Ufficiale: Ismaël Bennacer ➡️ https://t.co/aOiTsU0g6d#SempreMilan pic.twitter.com/L9Qf7wJJaL
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2021


