Sporti

Milani në negociata me Diogo Dalot, kërkohet marrëveshje afatgjate

06/09/2021 22:25
nga:Mergim Rreci

Milani thuhet se i ka bërë një ofertë Manchester United për të marrë Diogo Dalot në huazim me mundësi blerje, por skuadra e Premier League dëshiron një detyrim.

Mbrojtësi 22-vjeçar e kaloi këtë sezon në San Siro në një huazim të thjeshtë, duke bërë 33 paraqitje konkurruese, me dy gola dhe tre asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Calciomercato.com, një propozim i është bërë Manchester United për të zgjatur huazimin dhe për të shtuar një mundësi për të blerë në fund të fushatës 2021-22.

Kjo u refuzua, sepse skuadra e Premier League do të lejojë Dalot të shkojë në një huazim tjetër nëse ekziston një detyrim për të blerë.

Kostoja e operacionit do të ishte rreth 16 milion € plus 2 milion € në bonuse të lidhura me performancën për lojtarin Portugez Nën-21.

/GazetaBlic Sport/