Sporti

Milani në garë kundër kohës | Rafael Leao në dyshim për ndeshjen kundër Atalantës

12/04/2023 13:36
nga:Lorik J

Rafael Leao do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe nesër, por nuk ka gjasa që sulmuesi portugez të startojë kundër Atalantës të shtunën.

Leao humbi tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe Stefano Pioli tha javën e kaluar se kuqezinjtë do të bënin “çdo gjë” për ta pasur atë në dispozicion kundër Atalantës në ndeshjen e radhës të Serie A të shtunën, 9 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Leao do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot ose të martën. Nëse kofsha e Leaos është ‘shëruar klinikisht’, mjekët e Milanit do të fillojnë ‘fazën e dytë’ duke e lejuar Leaon të punojë në fushë dhe gradualisht të rrisë ngarkesën e punës gjatë javës.

Megjithatë, Gazzetta pretendon se 24-vjeçari ka shanse të kufizuara për të startuar kundër Atalantas të shtunën, por mund të paraqitet në 11-shen startuese të kuqezinjve katër ditë më vonë, kur lojtarët e Pioli të udhëtojnë në Newcastle për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të cilën Milani duhet ta fitojë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim.

/GazetaBlic Sport