Sporti

Milani mund të përballet me Marseille e Gattuso në Europa League

12/15/2023 08:36
nga:Mergim Rreci

Milani tani ka listën e plotë të kundërshtarëve të mundshëm në raundin e eliminimit të Europa League, duke përfshirë Olympique Marseille të Gennaro Gattuso.

Kuqezinjtë përfunduan të tretët në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye zbresin në Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Në shkurt ata do të përballen me një nga skuadrat që ishin të dytat në grupin e tyre në Europa League.

Shorti do të hidhet pasditen e së hënës dhe tashmë kemi listën e plotë të rivalëve të mundshëm.

Disa nga opsionet më të vështira përfshijnë Olympique Marseille, i cili u mund në minutat e fundit nga Brighton and Hove Albion i Roberto De Zerbi dhe drejtohet nga ish futbollisti i Milanit, Gattuso.

Kandidatët e tjerë janë Freiburg, Sparta Praga, Sporting CP, Rennes dhe Qarabag.

/GazetaBlic Sport/