Genoa siguroi fitoren e parë nën drejtimin e Andriy Shevchenko kundër Salernitana në Kupën e Italisë dhe ka rezervuar një vend në raundin tjetër të Kupës e Italisë.
Milani pret Genoan në 1/16 e Kupës së Italisë, ndërsa Udinese dhe Venezia kishin siguruar tashmë një vend në raundin tjetër me fitoret e tyre përkatëse kundër Crotone dhe Ternana më herët të martën, përcjell GazetaBlic Sport.
Kësisoji, Shevchenko do të përballet përsëri me ish skuadrën e tij edhe pse para dy javësh e humbi ndeshjen në Serie A me rezultat 0 me 3.
/GazetaBlic Sport/


