Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Ismael Bennacer dhe Samu Castillejo nuk udhëtuan me Milanin për përballjen e sontme në Serie A kundër Torinos.
Skuadra e Milanit takohet sonte me Torinon me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Serie A dhe fitorja është imperativ për Rossonerët nëse duan Scudetton, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga MilanNews.it, Ibrahimovic, Rebic, Bennacer dhe Castillejo nuk iu bashkuan skuadrës së Milanit për udhëtimin në Torino dhe normalisht se nuk do të luajnë në këtë duel.
Përveç këtyre lojtarëve, në këtë duel nuk do të luajë as Romagnoli.
/GazetaBlic Sport/


