Sporti

Milani me rekord të “errët” në Ligën e Kampionëve

11/04/2021 10:33
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit po kalon në një fazë shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Milan ka arritur të marrë vetëm një pikë, atë të fituar sonte ndaj Portos në barazimin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, për herë të parë, Milani nuk ka arritur të fitojë një nga katër ndeshjet sezonale të Champions-it, duke koleksionuar 1 barazim dhe 3 humbje.

Një bilanc i “errët” ky për kuqezinjtë nga Milano që ende kanë shpresën e një kualifikimi të mundshëm për më tej.