Sporti

Milani me paraqitje të dobët në pjesën e parë ndaj Ferencvaros!

11/05/2026 19:35
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Milanit dhe Ferencvarosit me rezultatin e barabartë 0-0.

Skuadra italiane nuk ka arritur të bindë në 45 minutat e para, ndërsa mysafirët nga Hungaria kanë treguar një paraqitje më të mirë, duke qenë më kërkues dhe më të rrezikshëm në fushë.

Milani ka hasur vështirësi për të imponuar lojën e tij, ndërsa Ferencvarosi ka shfrytëzuar rastin për të treguar se ka ardhur në ‘San Siro’ për të kërkuar rezultat pozitiv.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku kuqezinjtë duhet të reagojnë për të kërkuar fitoren.

/GazetaBlic Sport/