Sporti

Milani me ofertën e fundit për Kessie, palët mund të ndahen që në afatin e janarit

11/09/2021 20:00
nga:Mergim Rreci

Milani dëshiron të mbajë mesfushorin 24-vjeçar Franck Kessié dhe tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila përfundon në qershor 2022.

Megjithatë, ai ka qenë në shënjestër të Real Madridit, PSG-së dhe Barcelonës dhe vështirë se do të qëndrojë në shërbim të kuqezinjve, për të cilët luajti në katër sezonet e fundit (191 ndeshje, 30 gola dhe 15 asistime), përcjell GazetaBlic Sport.

Milani ka dërguar në ofertë prej 6.5 milionë euro/vit për të rinovuar kontratën e Kessie, ndërsa kërkesa e tij është afër 9 milionë euro. Nëse kërkesa e tij nuk ulet, gjetja e një marrëveshjeje do të jetë e vështirë, sipas Di Marzios.

Sipas informacioneve tjera nga mediat italiane, Kessie tashmë duket i vendosur dhe nuk do të largohet nga kërkesa e tij për pagën, kështu që një ndarje mes dy palëve mund të konsiderohet si e afërt.