Sporti

Milani me numrin më të madh të penalltive të fituara

10/17/2021 00:01
nga:Mergim Rreci

Milani ka triumfuar në një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Veronas.

Një ndeshje e cila u shoqërua me rivalitet, emocione e kthesa të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga 0 me 2 sa ishte duke humbur në pjesën e parë, Milani e riktheu ndeshjen dhe triumfoi me rezultat 3 me 2.

Caprari dhe Barak shënuan dy golat e parë të ndeshjes për Veronan, kurse Giroud, Kessie dhe Gunter(autogol) shënuan për Milanin.

Goli i dytë i Kessies nga pika e penalltisë, e ka çuar në një numër shumë të lartë të penalltive të dhënë në favor të skuadrës së “Kuqezinjëve”.

Milanit tani i’u janë akorduar plot 23 penallti në Serie A që nga fillimi i sezonit të kaluar; së paku tetë më shumë se ndonjë skuadre tjetër.