Sporti

Milani me interesim serioz për Seskon, sulmuesi slloven “prioritet” i kuqezinjëve

05/07/2024 09:12
nga:Lorik J

Milani ka gjetur një sulmues që do ta sjellë gjatë merkatos së verës, në një transferim që do të jetë një rekord i ri klubi, raporton La Gazzetta dello Sport.

Zgjedhja është sulmuesi slloven i Red Bull Leipzig, 20-vjeçari, Benjamin Sesko. Sulmuesi i ri, i cili ka luajtur tashmë 27 ndeshje për Slloveninë dhe ka shënuar 11 gola, sipas Transfermarkt kap vlerën e 40 milionë eurove. Milani është gati ta tejkalojë shumën dhe t’i ofrojë klubit gjerman më shumë se rreth 60 milionë.

Nëse RB Leipzig e pranon këtë ofertë, Sesko do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Milanit. Ky rekord aktualisht mbahet nga Rafael Leao. Milani e solli nga Lille në 2019/20. në një transferim me vlerë 49.5 milionë euro.

Problemi i Milanit në këtë marrëveshje është klauzola e largimit të sulmuesit slloven. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2028 dhe shuma për largimin e tij të hershëm nga klubi lidhet me paraqitjet e tij. Siç u tha, kjo shumë tani është 65 milionë euro dhe mund të rritet në 75 për një lojtar që ka shënuar 16 dhe ka asistuar dy gola në 40 ndeshje këtë sezon.

/GazetaBlic Sport