Sporti

Milani kontakton përfaqësuesit e Endrick

08/18/2026 12:56
nga:Mergim Rreci

Milani ka kontaktuar në orët e fundit me përfaqësuesit e Endrick, në përpjekje për të mësuar situatën e sulmuesit brazilian te Real Madridi.

Sipas raportimit të Matteo Morettos, mesazhi nga klubi madrilen është i qartë: Endrick nuk pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Megjithatë, situata mund të ndryshojë në janar, pasi një huazim dimëror nuk përjashtohet.

Endrick po kërkon më shumë minuta në dispozicion, ndërsa konkurrenca e madhe në repartin ofensiv të Real Madridit mund ta shtyjë klubin të shqyrtojë një tjetër huazim në merkaton e janarit.

Milani, ndërkohë, po monitoron nga afër situatën. Për momentin, megjithatë, një transferim i menjëhershëm nuk duket i mundur, ndërsa janari mund të sjellë zhvillime të reja për talentin brazilian.

/GazetaBlic Sport/