Sporti

Milani kërkon vetëm fitoren sonte ndaj Torinos së Mërgim Vojvodës, rikthehet Ibrahimovic

02/10/2023 10:01
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A.

“Rossonerët” janë në formë shumë të dobët të rezultateve dhe do të tentojnë që sonte ndaj Torinos të bëjnë ‘kthesën’ e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në ‘San Siro’, me Zlatan Ibrahimovic që do të kthehet në fushë pas një kohe të gjatë.

Suedezi nuk pritet të jetë titullar, por mund të ketë minuta gjatë rrjedhës së ndeshjes.

Në anën tjetër, reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda pritet të jetë titullar tek skuadra e drejtuar nga Ivan Juric.

Ja formacionet e mundshme:

AC Milan: Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Thiaw; Calabria, Pobega, Tonali, Krunic, Hernandez; Leao, Giroud

Torino: Milinkovic-Savic; Schuurs, Buongiorno, Rodriguez; Aina, Linetty, Vieira, Vojvoda; Miranchuk, Vlasic; Sanabria

/GazetaBlic Sport/