Lojtari më i mirë në edicionin e fundit të Serie A, Rafael Leao është një nga prioritetet për vazhdim të kontratës tek Milani këtë verë.
Sulmuesi 23-vjeçar ka një kontratë të nënshkruar deri në vitin 2024 dhe kampioni italian synon të zgjasë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport zbuloi këtë të premte se negociatat duket se kanë arritur në një ngërç. Në diskutim janë fondet e kërkuara nga sulmuesi portugez, i cili kërkon një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, një shumë e cilësuar e tepërt nga zyrtarët kuqezi.
I formuar në Sporting, Rafael Leão mbërriti te Milani në vitin 2019, pas një periudhe në Lille. Në total ka 27 gola dhe 20 asistime në 115 ndeshje për skuadrën italiane.
/GazetaBlic Sport/


