Milani ndryshon objektiv në merkato, pasi Marcus Rashford është drejt kalimit te Dortmundi. Për drejtuesit e kuqezinjve, Joao Felix duket se është synimi i radhës.
Portugez dhe nën menaxhimin e agjentit Jorge Mendes si trajneri i Milanit, ish-lojtari i Atletico Madrid po vuan të gjejë hapësirë te skuadra e Maresca-s dhe blutë do ta shesin atë pa shumë shqetësime.
Rashford mbetet ende objektivi i parë dhe nëse Joao Felix nuk transferohet diku tjetër deri në fund të janarit, në ditët e fundit të merkatos Chelsea mund të hapet për një huazim me të drejtë blerjeje.
Paga nuk është pengesë, 5.7 milionë neto në vit, ndaj nuk do të duhej një dorë nga blutë, gjë që e bën edhe më të realizueshëm operacionin.