Raportime të shumta në Itali thonë se Milani ka hapur bisedimet për huazimin e portierit spanjoll Sergio Rico nga PSG deri në fund të sezonit.
Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë hapur bisedimet me PSG-në për të marrë në huazim Sergio Rico-n me përvojë deri në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani thuhet se është në marrëdhënie të mira me agjencinë e Ricos You First, e njëjta që përfaqëson Divock Origi që iu bashkua kuqezinjve në një transferim të lirë nga Liverpool verën e kaluar.
Rico do të bëhej portieri i dytë që do t’i bashkohej Milanit në janar. Të hënën, kampionët në fuqi të Serie A siguruan një marrëveshje për të nënshkruar me kolumbianin Devis Vasquez nga Guaraní. 24-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me kuqezinjtë ditën e djeshme.
Data e rikthimit të Maignan në veprim është ende e paqartë. Reprezentuesi francez humbi Kupën e Botës dhe ka qenë jashtë fushës që nga pushimi ndërkombëtar në shtator, kur pësoi një dëmtim me ekipin e tij kombëtar.
/GazetaBlic Sport/


