Milani i ka vënë sytë mbrojtësit të Manchester Cityt, Nathan Ake, sipas The Sun.
Gjigantët italianë janë gati të bëjnë një lëvizje për 26-vjeçarin pasi kërkojnë një zëvendësues për kapitenin e dëmtuar Simon Kjaer, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, City nuk ka gjasa të vendos për largimin e Ake pasi ai ka dëshmuar që është një lojtar i vlefshëm për klubin, por thuhet se Milani do të dërgojë një ofertë për të.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport/


