Sporti

Milani kërkon Abdou Diallo, West Ham futet në garë poashtu

08/10/2022 08:27
nga:Mergim Rreci

Abdou Diallo është objektivi i Milanit për mbrojtjen, pas dështimit me Sven Botman, që në fund zgjodhi milionat e Newcastle para kuqezinjve.

Mbrojtësi i PSG-së është jashtë planeve të Galtier dhe francezët kërkojnë 20-25 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Milani e do në huazim me të drejtë blerjeje për jo më shumë se 15 milionë euro.

E ndërkohë që kuqezinjtë ngurrojnë, një tjetër klub anglez është gati të hyjë në mes. Sipas mediave italiane, West Ham ka nisur kontaktet me PSG-në për Diallo dhe është treguar i gatshëm të paguajë shifrën që kërkojnë kampionët francezë.