Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio raporton se Milani është i interesuar për sulmuesin e Udineses, Lorenzo Lucca.
Klubi italian është aktualisht në kërkim të një sulmuesi dhe ka identifikuar 24-vjeçarin, së bashku me Santiago Gimenez të Feyenoord, si objektiva të mundshëm.
Gjithashtu është raportuar se Roma është e interesuar për një sulmues italian.
Milani nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për Lucca, i cili ka shënuar 10 gola në 24 ndeshje për Udinese këtë sezon.
/GazetaBlic Sport