AC Milan po konsideron një mundësi trannsferimi për futbollistin e Sevillas, Papu Gomez.
Hakan Calhanoglu sipas të gjitha gjasave do të largohet në këtë verë dhe po kërkojnë një mesfushor ofanziv për ta zëvendësuar atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gomez, 33 vjeç, u bashkua me Sevilla nga Atalanta në janar dhe ka një kontratë që zgjat për tre vjet të tjera.
Megjithatë, ai është i lidhur shumë me futbollin italian dhe ka shumë mundësi që ai të jetë me fanellën kuq e zi, në sezonin tjetër.
/GazetaBlic Sport/