Sporti

Milani ia vendos çmimin Hernandezit

03/11/2025 10:24
nga:Lorik J

Milani nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e Theo Hernandez, e cila skadon në verën e vitit 2026 dhe për këtë arsye mbrojtësi pritet të shitet verën e ardhshme.

Kuqezinjtë ende nuk kanë oferta konkrete për francezin, por nuk kanë dëshirë ta lënë të shkojë falas. Prandaj, Milani është gati të shesë Hernandez për një shumë prej rreth 25-30 milionë euro këtë verë.

Shuma e kërkuar nga klubi është shumë më e ulët se vlera e lojtarit në treg, e cila sipas Transfermarkt është 50 milionë euro. Hernandez ka qenë në San Siro që nga viti 2019 dhe që atëherë ka bërë mbi 250 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 33 gola dhe duke dhënë 44 asistime, si dhe ka fituar Scudetton dhe Superkupën e Italisë me Milanin.

/GazetaBlic Sport