Manchester United nuk do ta blejë Sofyan Amrabat nga Fiorentina, por ai mund të nënshkruajë për një tjetër klub italian.
Mesfushori bëri lëvizjen verën e kaluar si huazim për 9 milionë euro me një opsion për ta blerë për 20 milionë euro të tjera, plus 5 milionë euro në formë të bonuseve.
Megjithatë, ai nuk ka bindur drejtuesit e Man United dhe klubi anglez nuk do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.
Por, nga mediat italiane raportohet se as Fiorentina nuk është e interesuar për ta mbajtur në skuadër. Ai me “Violan” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Sipas “Tuttosport”, garës për transferimin e marokenit i është bashkuar së fundmi edhe Milani.
“Kuqezinjtë” po kërkojnë një figurë në mesfushë që mund të ofrojë një qasje më mbrojtëse për skuadrën aktuale nën drejtimin e Stefano Piolit.
Për Sofyan Amrabat interesim ka shfaqur edhe Juventusi.


