Milani ka triumfuar në një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Veronas.
Një ndeshje e cila u shoqërua me rivalitet, emocione e kthesa të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga 0 me 2 sa ishte duke humbur në pjesën e parë, Milani e riktheu ndeshjen dhe triumfoi me rezultat 3 me 2.
Caprari dhe Barak shënuan dy golat e parë të ndeshjes për Veronan, kurse Giroud, Kessie dhe Gunter(autogol) shënuan për Milanin.
Është një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Milani, pavarësisht se kishte mungesa të mëdha në këtë takim.
Madje edhe Ante Rebic u lëndua në këtë takim dhe nuk dihet se sa do t’i mungojë kësaj skuadre.
Momentalisht, Milani renditet në pozitën e parë me 22 pikë pas 8 ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/


