Milani ka mposhtur Comon me rezultatin 2 me 1.
Fitorja erdhi me përmbysje, pasi kuqezinjtë e mbyllën në disavantazh 0 me 1 pjesën e parë.
Për fitoren menduan Pulisic dhe Reijnders në 45 minutat e dyta. Kuqezinjtë e Conceicaos morën 3 pikë mjaft të rëndësishme për moralin në vazhdim.
Aktualisht Milani ndodhet në vendin e shtatë. Rikthimi në zonën e Europës është mjaft pranë.