Skuadra e Milanit dje fitoi me rezultatin 2-1 ndaj PSG’së në Ligën e Kampionëve, duke fituar kështu tre pikë që e lënë në lojë për kualifikimin tutje në fazën e eliminimit.
Milani mposhti PSG’në me golat e Leaos dhe Giroud, teksa Skriniar realizoi për francezët, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas të dhënave zyrtare, të gjitha biletat ishin shitur për këtë super ballafaqim.
75.649 shikues e vizituan San Siron për ndeshjen Milan-Paris Saint Germain. Klubi italian fitoi rreth 7.7 milionë euro nga shitja e biletave.
/GazetaBlic Sport


