Sporti

Milani e fillon mbarë vitin 2022, triumfon ndaj Romës në “San Siro”

01/06/2022 20:32
nga:Mergim Rreci

Milani ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Romës.

“Rossonerët” kanë triumfuar me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje shumë pozitive nga skuadra e Piolit, paraqitje kjo që rezultoi me një fitore shumë të rëndësishme në “San Siro”.

Giroud, Messias dhe Leao shënuan golat për Milanin, kurse Abraham shënoi për skuadrën e Romës.

Pas kësaj fitore, Milani renditet në vendin e dytë me 45 pikë, kurse Roma në pozitën e shtatë me 32 pikë.

/GazetaBlic Sport/