Sporti

Milani e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Lille, Jonathan David

04/08/2023 14:50
nga:Mergim Rreci

Milan tashmë ka shfaqur një objektiv të ri për në merkaton e verës.

Skuadra kuqezi po mendon për sezonin e ardhshëm me synimin për të përforcuar paketën sulmuese në dispozicion të Stefano Piolit.

Sipas “Tuttosport”, mes objektivave është edhe emri i Jonathan David në pronësi të Lille, i cili vlerësohet nga klubi francez rreth 40-50 milionë euro.

Ibra nuk është më në formën e tij fizike më të mirë pasi ka një periudhë të cilin e shqetësojnë dëmtimet e shumta. Gjithashtu edhe mosha e Giroud nuk premton shumë për shkak të moshës.

Jonathan David është një sulmues tepër cilësor ku këtë sezon në total është aktivizuar 31 ndeshje, nga të cilat ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 4 të tillë./ h.ll/abcnews.al