Sporti

Milani dorëzohet në garën për Zaniolon, i kthehet idesë “Ziyech”

01/26/2023 19:44
nga:Lorik J

AC Milan është larguar nga gara për Nicolo Zaniolo-s, i cili kishte rënë dakord të bashkohej me kuqezinjtë dhe gjithashtu kishte shtyrë t’i bashkohej klubit.

Megjithatë, kërkesat e Romës ishin shumë të larta, raporton Di Marzio, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Gianluca Di Marzio, oferta prej 30 milion euro nga Bournemouth që mbërriti më herët gjatë ditës iu përshtat kërkesave të Romës. Milani kështu ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe nuk do të bëjë një ofertë të përmirësuar.

Kuqezinjtë do të duhet të kërkojnë diku tjetër për një përforcim të krahut të djathtë dhe duket se Hakim Ziyech është rikthyer në modë. Marokeni është ende i prirur të largohet nga Chelsea dhe Milani është i gatshëm ta nënshkruajë atë në formë huazimi.

/GazetaBlic Sport